Shpallen fituesit e projekteve në Qendrë Kombëtare Kinematografike

Kulture
250
0
sample-ad

Këshilli i Miratimit të Projekteve pranë Qendrës Kombëtare Kinematografike u mblodh për të shqyrtuar projektet për filmat artistik me metrazh të gjatë.
Në konkurrim u paraqitën 14 projekte , nga të cilët, 2 (dy) u skualifikuan për mosplotësim të dokumentacionit administrativ.

-KMP-ja vendosi të shpallë fitues këto projekte:
1. “Gold”, skenari dhe regjia Bujar Alimani, producent “‘90 Production”.
2. “Ndërkombëtarët”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Pluton Vasi, Ervin Kotorri, Shtëpia kinematografike “Art Film P&D”.
3. “Të thyer”, skenari dhe regjia Edmond Budina, Shtëpia kinematografike “AB Film”.
4. “Në anën tjetër të detit”, skenari Pierre Maillard, Spartak Pecani, regjia Pierre Maillard, Shtëpia kinematografike “Eclipse S.A. Film Production”.
-Gjithashtu, u miratua financimi për zhvillim të këtyre projekteve:
1. “Një kohë pa dashuri”, skenari dhe regjia Kristaq Mitro, Shtëpia kinematografike “ALBASKY”.
2. “Kutia”, skenari dhe regjia Artan Minarolli, shtëpia kinematografike “Bunker Film”.
– Projektet e financuara për zhvillim, do të paraqiten në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për shqyrtim nga KMP, deri në datën 30 Qershor 2015.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + two =