Putin: Rusia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

AktualitetFlashKryesore
319
0
sample-ad

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës në Beograd, ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij për Serbinë. Putin është ftuar në paradën e parë ushtarake të Serbisë në rreth 30 vjet, e cila zhvillohet me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga forcat naziste. Në aeroportin e kryeqytetit serb,Putin është pritur nga krerët më të lartë të shtetit Sërb. Në konferencën e përbashkët për gazetarë me Presidentin Nikolliqin, Putini ka thënë se Rusia ka mbështetur Serbinë dhe do të vazhdojë ta mbështesë, dhe se Rusia nuk bën tregti me miqësinë dhe se lidhjet ekonomike midis dy vendeve kanë tendencë të rriten. Ai, po ashtu, ka përmendur edhe çështjen e Kosovën, pavarësinë e së cilës e kundërshtojnë si Serbia, ashtu edhe Rusia. “Qëndrimi i Rusisë në lidhje me çështjen e Kosovës është çështje parimi. Ai nuk bazohet vetëm në miqësinë tonë dhe lidhjet tona të afërta, por edhe në të drejtën ndërkombëtare po ashtu. Është qëndrim parimor dhe nuk mund të ndryshojë”, ka thënë Putin. Pas takimit me Presidentin, Putini është takuar edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Dy zyrtarët janë përqendruar në bashkëpunimin ekonomik. Në pritje të Putinit, dyqanet nëpër Beograd kanë shitur bluza me fotografinë e tij. Sërbia ka ndryshuar për katër ditë paradën e ushtrisë, vetëm për t’iu përshtatur agjendës së Putinit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 1 =