Zyrtare, UEFA ndal lojën, Serbët shfaqje turpi

AktualitetKryesore
218
0
sample-ad

E pabesueshme. Futbollistët shqiptarë përplasen me serbët për flamurin shqiptar! Një flamur me ‘Shqipërinë e Madhe’ imazhin e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit i telekomanduar u valëvit mbi fushën e stadiumit ‘Partizani’ pak para fundit të pjesës së parë të ndeshjes.

Futbollistët serbë tentuan ta ‘shqyenin’ por futbollistët shqiptarë ndërhynë dhe nuk i lejuan. Ishte lojtari me numër 13 i Serbisë, Mitrovic që kapi i pari flamurin e telekomanduar, ndërsa i menjëhershëm ka që reagimi i  Xhakës dhe Balës. Taulant Xhaka ka reaguar për xhestin në stadium duke u shprehur “Nuk e lejova ‘shkjaun’ të prekë flamurin”.

Flamuri i valëvitur para 25 mijë tifozëve serbë kishte një mesazh! Mesazhin duhet ta lexonin, ata, tifozët. Aty shkruhej në serbisht “Shqipëria Autoktone”.

Ky ‘kal troje’ shkaktoi reagime të forta e ovacione tek tifozeria serbe, të cilët u futën në fushë dhe nisën të godasin futbollistët shqiptarë. Akte barbare dhe huligane këto, që s’kanë lidhje me futbollin.

Kjo shkaktoi ndërprerjen e takimit nga gjyqtari kryesor Martin Atkinson.

Forcat e policisë dolën në fushë, mësohet se gjatë kohës që u ndërpre ndeshja, policia ka larguar huliganët që hodhën gjithçka mundën në fushë, madje sulmuan në mënyrë të turpshme edhe bankinën shqiptare.

Nga stadiumi i ‘Partizanit’ vijnë informacione që pavarësisht tensioneve e sulmit të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërprerja e ndeshjes ishte e menjëhershme. UEFA mori më pas vendimin për ta mbyllur atë përfundimisht.

Nga Beogradi vijnë informacione se është e pamundur që futbollistët të dalin nga stadium me autobus. Ata pritet të transportohen me helikopter drejt aeroportit të Beogradit.

Kujtojmë që ishin tifozët serbë ata që provokuan të parët, duke hedhur sende të forta e fishekzjarre në fushë, e pastaj në minute e 40′ u valëvit mbi fushë flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’ që shkaktoi irritimin e serbëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 1 =