Unioni i Gazetareve,apel Beogradit

AktualitetKryesore
172
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”856″ border_color=”grey” img_link_target=”_self”][vc_column_text]Tirane me 14 tetor 2014

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon sjelljen arbitrare dhe bllokimin e padrejte prej autoriteteve policore serbe te grupit te gazetareve shqiptare te cilet konform rregullave udhetuan drejt Beogradit, per pasqyrimin e ndeshjes mes perfaqesuesve te Shqiperise dhe serbise ne kuader te eleminatoreve “France 2016”.
Bllokimi i gazetareve shqiptare sipas shpjegimeve nga vete koleget e pranishem ne Beograd, u be per shkak te pasjes se nje shalli me ngjyra kombetare te nje bashkekombasi. Në aeroportin “Nikola Tesla” u raportua se u bllokuan 45 shqiptarë, mes tyre edhe gazetarë të njohur, si Sokol Balla i Top Channel dhe Artan Hoxha i News 24. Fillimisht u bllokuan edhe gazetarët Blendi Fevziu si dhe Andi Bushati

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh indinjaten ndaj kesaj sjelljeje dhe kerkon reagimin solidar te organizatave te gazetareve profesioniste te Serbise, duke besuar se kemi te bejme me nje te drejte themelore qe lidhet me lirine e te drejten e gazetarit per levizje dhe raportim nga vendi i ngjarjes.

Shprehim konsideraten tone per interesimin dhe kujdesin institucional te Ambasadorit te Shqiperise ne beograd, zotit Ilir Bocka si dhe te ministrit te jashtem zotit Ditmir Bushati, duke deshmuar ne kete menyre rolin e shtetareve qe kujdesen per shtetasit dhe gazetaret e vendit te tyre ne misionin per pasqyrimin e nje evenimenti sportiv per perfaqesim nderkombetar te vendit tone.

Unioni i Gazetareve Shqiptare apelon prane autoriteteve shteterore serbe per te deshmuar kujdes dhe marre masa sigurie per prezencen e shume gazetareve shqiptare ne Beograd dhe sigurimin e tyre per rikthim normal ne atdhe.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × three =