Vlorë, kapet kamioni me 161 kg kanabis, me destinacion Italinë

AktualitetKronikeKryesore
222
0
sample-ad

Policia kufitare në Portin e Vlorës, ka sekuestruar rreth 161 kg kanabis të cilat ndodheshin të fshehura në një kamion, ndërsa në pranga ka rënë edhe drejtuesi i mjetit. Sasia e drogës u gjet e fshehur në kabinën e kamionit tip Renault me targa AA 524 AJ gjatë kontrollit të ushtruar nga policia portuale. Të ndihmuar dhe nga qentë antidrogë, si dhe dyshimet që ishin bërë në kabinën e shoferit, është vënë re se pas sedileve të shoferit ishte bërë në pjesë shtesë çka ka rritur dyshimin tek punonjësit e policisë kufitare. Pasi kanë hapur pjesën metalike e cila ishte salduar, në brëndësi të saj kanë parë të paketuar dhjetra pako të cilat ishin të mbështjella me plasmas të tejdukshëm. Menjëherë është arrestuar drejtuesi i kamionit, 47 vjeçari Et’hem Danaj, banues në Vlorë. Ai është marrë në pyetje ku ka treguar se lënda narkotike vinte prej fshatrave të Vlorës. Kamioni ishte boshe dhe ishte nisur per te importuar tulla. Ndësa nga hetimet e para, bëhet e ditur se destiancioni i lëndës narkotike ishte Italia

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 4 =