Rama Luftë korrupsionit përmes komisariateve dixhitale

AktualitetFlashKryesorePolitike
265
0
sample-ad

Në Janar të vitit 2015 Shqipëria do të pajiset me komisariate dixhitale, automate të shpërndara në qytet që do t’u ofrojë njerëzve akses dhe shërbime elektronike që deri më tani i sigurojnë përmes zyrave të stacioneve të policisë. Këtë informacion qytetarët do të mund ta sigurojnë përmes kartës së identitetit, një kodi personal dhe shenjave të gishtërinjve. Ky është projekti që Qeveria shpall për dixhitalizimin e sistemit të shërbimeve si një instrument që lufton burokracinë, abuzivizmin dhe korrupsionin. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ku foli edhe për çështjen e korrupsionit. Kreu qeveris deklaroi se lufta ndaj korrupsionit do të zhvillohet edhe me anë të inovacionit. Ky proces inovacioni i jep qytetarit mundësinë që të jetë më aktiv dhe që të jetë më i dobishëm në një luftë me këtë armik të madh dhe të përbashkët, që është korrupsioni, dhe që nuk mund të fitohet në rast se këtë luftë çdo qytetar e delegon tek shteti. Ndersa Ministri I Brendshëm Tahiri: sipas tij duke luftuar abuzimin nga njëra anë dhe korrupsionin nga ana tjetër. Shërbimet ulin mudësinë e korrupsionit. Më shumë besim më shumë bashkëveprim, më shumë kapacitet për shërbime cilësore, që do të thotë më shumë siguri për qytetarët dhe bizneset

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + fifteen =