Nuk ka virus ebola në Maqedoni

Aktualitet
337
0
sample-ad

Ndryshe nga sa u dyshua përgjatë tre ditëve të fundit, kur një shtetas britanik ndërroi jetë në Shkup,zyrtarët vëndas raportojnë se në Maqedoni nuk ekziston virusi Ebola. Këtë e konfirmojnë rezultatet e analizave të mbërritura nga laboratori i specializuar gjerman në Hamburg. Sipas Zyrës së Shëndetësisë në Shkup, në vend nuk ka prani të virusit, duke qetësuar kështu edhe qytetarët, jo vetëm maqedonas, por edhe të gjithë Ballkanit. Drejtori i Klinikës infektive Zvonko Milenkoviç, nuk përjashton mundësinë që britaniku të ishte i sëmurë nga ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse, por me siguri të plotë deklaron se nuk bëhej fjalë për Ebola. Pas tre ditë vuajtjesh nga temperaturat e larta dhe diarreja, britaniku Colin Jeffry, 58 vjeç, ndërroi jetë të enjten por dyshohet se ai kishte pësuar helmim nga alkoli. Ministria maqedonase e Shëndetësisë izoloi hotelin ku po qëndronte shtetasi britanik pasi dyshonte se 58-vjeçari mund të ishte prekur nga virusi Ebla,dhe pas daljes së rezultateve të analizave situata do kthehet në normalitet. Në hotelin e Shkupit, deri në dalje të analizave qëndruarn të bllokuar edhe 35 persona të tjerë, në mënyrë që të shmangej rreziku, në rast se do të bëhej fjalë për prani të virusit. Në mesin e të ngujuarve ishte dhe një familje suedeze me dy vajzat e moshës katër vjeç dhe 16-muajshe, të lumtur se rezultatet kanë dalë negative ata u shprehën se për ta këto dy ditë ishin një situatë rrëqethëse..

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 7 =