Kinezët do ndërtojnë ish muzeun e Enver Hoxhës

AktualitetKryesoreSociale
295
0
sample-ad

Ish muzeu i udhëheqësit komunist Enver Hoxha, i njohur masivisht si “Piramida” më në fund do të mbetet në formën e vet origjinale. Duke përjashtuar pasurinë muzeore të diktatorit, Enver Hoxha, projektet fituese kanë ruajtur bazën e arkitektit të parë të kësaj piramide, Klement Kolanecit, bashkëshortit të Pranverës, vajzës së Enver Hoxhës. Projekti i arkitektit kinez Seven Xing Chen me bashkautor Nanji Xino është përzgjedhur fitues i çmimit të parë për ristrukturimin e “Piramidës”.

Projekti i Chen dhe Xino është përzgjedhur mes 27 projekt-ideve të paraqitura nga arkitektë dhe studentë të arkitekturës, të cilët paraqitën vizionet dhe idetë e tyre për restaurimin e “Piramidës” së Tiranës, duke marrë pjesë në garën e organizuar në kuadër të aktivitetit “Javët e Arkitekturës”.

Cila do të jetë e ardhmja e “Piramidës”? Zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, u shpreh se “ne si juri u munduam të përzgjidhnim mes projekteve të paraqitura projektin që ishte më afër ndërtesës origjinale”. Juria ka vendosur të zgjedhë 5 finalistë mes projekteve të paraqitura në konkursin “Lost Architecture Competion”. Këto projekte janë shqyrtuar nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe jurisë me përvojë profesionale.

Pesë projektet e përzgjedhura janë të arkitektëve Seven Xing Chen dhe Njanji Xino nga Kina, në vendin e parë; Edorita Lezingarda nga Spanja, në vendin e dytë; Juliann Korn nga Kanadaja, në vendin e tretë; dhe në vendin e katërt dhe të pestë Arsida Ajazi nga Shqipëria dhe Besian Mehmeti nga Maqedonia. Interesant është fakti që arkitektët e huaj, jo vetëm kanë qenë pjesëmarrës, por janë përfshirë shumë seriozisht në këtë konkurs duke e parë “Piramidën”, si një pjesë të dashur të Tiranës.

Të bie në sy fakti që prej konkurrentëve të huaj fitues janë pikërisht ata që kanë menduar për hapësirën urbane dhe për qytetarët e Tiranës, sepse kanë parashikuar mjedise çlodhëse, gjelbërim dhe harmoni me të gjithë hapësirën urbane prej të cilës kushtëzohet “Piramida”. Duhet se këtë herë, pa anashkaluar konceptin modern është menduar nga fituesit që të shmangen kafenetë që dikur ishin strehuar në ambientet e kësaj godine.

Por, të habit edhe fakti që mes projekteve konkurruese që ishin paraqitur kishte edhe ide që përfshinin kafenetë me çadra, apo disa skica futuriste që mund t’ia ndërronin plotësisht pamjen “Piramidës”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe shumë të rinj, të cilët pikërisht këto projekte që shndërronin “Piramidën” në mënyrë të tillë, jo origjinale, i kanë ironizuar.

Aktualisht “Piramida” është në një gjendje të shkatërruar, edhe pse është e pozicionuar në një vend simbolik. Ajo është simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri, por pavarësisht ruajtjes së këtij simboli si godinë nuk bëhet fjalë për kthimin e relikeve të diktatorit Enver Hoxha.

Të pyetur për këtë, kuratorët dhe zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, u shprehën se as që bëhet fjalë për rikthimin e këtyre relikeve. “Asnjëherë nuk është diskutuar një gjë e tillë”, tha zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni. Ideja më e rëndësishme e arkitektëve është përqendruar ta ruajnë këtë si simbol, por duke i kthyer një funksion shumë më të dobishëm për qytetarët.

Idetë për restaurimin e Piramidës u paraqitën në kuadër të aktivitetit “Javët e Arkitekturës”, organizuar nga Universiteti Polis dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës. Dje në ambientet e Piramidës u ekspozuan projektet dhe u organizua ceremonia e ndarjes së 5 çmimeve fituese të konkursit të quajtur “Lost Architecture Competion”.

Sipas organizatorëve, konkursi nëpërmjet punimeve të paraqitura, propozonte një zgjidhje për një bashkëjetesë harmonike, e cila është ende për t’u gjetur, dhe në këtë garë morën pjesë arkitektë dhe studentë te arkitekturës jo vetëm nga vendi, të cilët demonstruan idetë dhe vizionet e tyre lidhur me Piramidën e Tiranës.

Të gjitha projektet e paraqitura pasi u shqyrtuan nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës si Zv.Ministri Zef Çuni, apo edhe nga arkitektët me përvojë profesionale si Gëzim Paçarizi (arkitekt kosovaro-sziceran), Sotir Dhamo (administrator i Universiteti polis, arkitekt), Artan Raça (Petagog, arkitetkt) Loris Rossi (arkitekt talian) Ledian Bregasi (kryetari i Unionit të Arkitektëve) kaluan në fazën finale të vlerësimit, ku nga 40 punime të paraqitura fillimisht, numri i tyre u reduktua në 27 për të shpallur së fundi 5 fituesit.

Përfytyrimi i sheshit të ri të Piramidës dhe vetë Piramidës ka filluar që në qershor, ku kemi pasur një pjesëmarrje nga 35 shtete nga e gjithë bota, si Kina, Japonia, India Gjermania etj, të cilët shfaqën interesin drejt konkursit. “3 Çmimet e para janë financuar nga ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare Arbnori, dhe vendi i tretë dhe ai i katërt vijnë si çmime nderi”, tha Zv.mininistri i Kulturës së Shqipërisë, Zef Çuni.

Piramida më në fund do të mbetet në formën e saj origjinale. Duke përjashtuar pasurinë muzeore të diktatorit Enver Hoxha, projektet fituese kanë ruajtur bazën e arkitektit të parë të kësaj piramide, Klement Kolanecit, bashkëshortit të Pranverës, vajzës së Enver Hoxhës. Projekti i arkitektit kinez Seven Xing Chen me bashkautor Nanji Xino është përzgjedhur fitues i çmimit të parë për ristrukturimin e “Piramidës”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 + 3 =