Hiqet blloku prej 300 kw, sa do të paguajmë për energjinë

AktualitetKryesoreSociale
269
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”506″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Çmimi i energjisë do të rritet dhe do të prekë të gjithë popullsinë. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, nga Uashingtoni, ku ndodhet për të marrë pjesë në takimin vjetor të FMN –së dhe Bankës Botërore, ka pranuar heqjen e bllokut prej 300 KW. Deri tani, për çdo kilovat, nën këtë nivel, qytetarët paguanin 7.7 lekë. Dhe për pjesën tjetër, 13.5 lekë për KW. Ministri, në një intervistë për revistën “Monitor”, thotë se në diskutimet me FMN, kjo çështje është mbyllur.

Kjo pak a shumë është mbyllur si çështje, nuk do të diskutohet lidhur me rritjen e çmimit në këto bisedime aktuale, pra nuk është fare në axhendë diskutimi për rritjen e çmimit. Më shumë jemi përqendruar te heqja e bllokut prej 300 KW dhe si do të kompensohen shtresat e varfëra.

Ministri sqaron se do të merret çmimi mesatar dhe se heqja e pagesës së diferencuar në kufirin e 300 KW ka të bëjë më shumë me vendosjen e një drejtësie dhe shmangien e abuzimeve. Ai thotë se po diskutohet për të gjetur mënyrën se si do të mbrohen shtresat në nevojë.

Do të merret çmimi mesatar. Edhe të mos veprosh fare me çmimin nuk do të thotë që ke bërë drejtësi, sepse mundet që një shtresë të ketë paguar më shumë, një më pak. Heqja e bllokut nuk ka fare qëllim rritjen e çmimit, por uljen e abuzimeve me bllokun, që është qëllimi kryesor dhe thjeshtimin e procedurave. Familjarët, jo në pak raste, i kemi ndjekur përmes televizioneve në radhat e gjata dhe ankesat, që kryesisht kanë qenë me bllokun, duke akuzuar faturistët për manovrime me fashat e energjisë. Heqja e kësaj fashe do e thjeshtojë procedurën, do të jetë i njëjti çmim, që nga fillimi deri në fund. Nuk do të jetë qëllimi tek fitimi nga çmimi, do të synohet ulja e evazionit, ose e asaj që quhet vjedhje.

FMN dhe BB kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë. Në Uashington, Ministri i Financave do të diskutojë me përfaqësuesit e këtyre institucioneve jo vetëm për çështje, por edhe për paketën fiskale dhe buxhetin. Energjia mbetet tema më e nxehtë. “Monitor” raporton se FMN po ngul këmbë që garancitë që qeveria ka dhënë në vite për kreditë që kompanitë e energjisë kanë marrë nga bankat, të njihen si shpenzime në buxhet dhe ky është debati kryesor me qeverinë, pasi kjo e fundit është e shqetësuar se ky veprim do të rriste shpenzimet buxhetore dhe do të detyronte prekjen e investimeve kapitale, në mënyrë që të mbaheshin nën kontroll shpenzimet në total. FMN u largua pa nxjerrë konkluzionet përfundimtare për herë të parë në Shqipëri dhe nuk dihet ende se kur do t’i publikojë ato. Sipas përfaqësuesit të saj, Nadeem Llahi, për momentin nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me datën se kur do të kthehet misioni.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + two =