Fullani person me rrezikshmëri të lartë,duhet të rikthehet në burg

AktualitetFlashKronikeKryesore
289
0
sample-ad

“Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore e për këtë fakt, ai duhet të rikthehet në burg”. Ky është thelbi i rekursit që Prokuroria e Apelit ka depozituar në Gjykatën e Lartë për të pandehurin Fullani,sakaq të lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Apelit. Pretendimin e vet, prokurorët e Apelit i lidhin përveçse me faktin që duke mos qenë në izolim ekziston mundësia e dëmtimit të provave, pasi Fullani, në kohën e kryerjes së veprës penale, ka qenë ne krye te institucionit ,por edhe për shkak të impaktit të madh në publik që pësoi skandali i vjedhjes së 7.3 milion dollarëve në Bankën e Shqipërisë. Duke renditur kushtet dhe kriteret se përse ish-guvernatori duhet të kthehet në paraburgim, prokuroria thotë se kushti i parë ekziston, pra ka një dyshim të arsyeshëm dhe të bazuar në prova se ish-guvernatori ka shpërdoruar detyrën. Por prokuroria e Apelit në rekursin kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për ndryshimin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” të masës së sigurisë për të pandehurin Fullani, rendit edhe gabimet që ka bërë gjykata në dhënien e këtij vendimi. Pjesëmarrja në masën për Fullanin e gjyqtarit Agim Bendo, në një kohë që ai është babai i avokatit që përfaqësonte një të bashkëpandehur tjetër, është një pengesë ligjore, çka do të thotë se ai për prokurorinë nuk duhet të ishte në trupën që shpalli masën për ish guvernatorin. Për prokurorinë, pjesëmarrja e Bendos në këtë trupë gjyqësore e vë në dyshim paanësinë e Gjykatës së Apelit, pasi Bojken Bendo, djali i gjyqtarit të Apelit, është mbrojtësi ligjor i Gentian Jahjes, i pandehur i të njëjtit proces.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 2 =