Vjedhja miliardëshe në BSH, mbyllen hetimet

Flash
266
0
sample-ad

Hetimi i skandalit të vjedhjes së 71.3 miliard lekëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë, është ndarë në tre dosje të veçanta. Lajmi mësohet nga burime pranë prokurorisë së Tiranës të cilat thanë se kanë përfunduar thuajse të gjitha veprimet hetimore ndaj të 19 të arrestuarve lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.
Sipas këtyre burimeve të 19 personat e proceduar shumë shpejt do dalin para gjykatës së kryeqytetit, por jo në një çështje të vetme. Dosja e bankës, është ndarë në tre pjesë, ku në njërën prej tyre janë përfshirë të pandehurit Ardian Bitraj, nipit të tij Kleves Bejtaj dhe punonjësja tjetër të thesarit Mimoza Bruzia.
Këta tre shtetas akuzohen për “Vjedhjen e arkave të kursimit dhe bankava” kryer në bashkëpunim. Në dosjen e dytë bëhet fjalë për veprimet antiligjore të kryera nga ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani dhe ish-inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + two =