Vdes në Maqedoni një Britanik, dyshohet nga Ebola

AktualitetKryesore
343
0
sample-ad

Një britanik i cili dyshohej se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës Ebola ka ndëruar jetë në shtetin fqinj të Maqedonisë. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i qeverisë maqedonase bën me dije lajmet vendase, ndërkohë një tjetër britanik ka simptomat e virusit.

Nëse do të vërtetohej se britaniku ka humbur jetë nga virusi Ebola, atëherë do të ishte i pari i prekur në rajon nga ky virus i rrezikshëm. Kjo do të vërtetonte edhe faktit që i ruhen të gjithë që virusi Ebola ndodhet në Ballkan. Por situata në Maqedoni eshte alaramante, pasi i gjithë stafi i hotelit në Shkup, ku kishte qëndruar britaniku, dhe të gjithë ata që kishin kontakt të drejtpërdrejtë janë nën mbikëqyrje mjekësore.

Të gjitha hyrje daljet për në qendrë të Shkupit janë bllokuar nga punonjësit e policisë, njofton TetovaSot. Brenda 48 orëve mjekët do të zbulojnë nëse britaniku ishte i sëmurë nga virusi Ebola. Prania e sëmundjes nuk është konfirmuar, por simptomat janë shumë të ngjashme, ndersa autoritetet e Maqedonisë menjëherë kanë informuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ky informacion tashmë ka pushtuar shumë agjenci të mediave botërore.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − nine =