Sekuestrimet, 1 miliard USD prona të pashitura

AktualitetEkonomi
235
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”473″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Banka e Shqipërisë deklaroi se shifra e kredive të këqija në proces ekzekutimi ka arritur mbi 107 miliardë lekë ose gati 1 miliard dollarë.

Kjo është sa 19.2 për qind e totalit të kredive që janë dhënë për ekonominë dhe zë afër 8 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Gjithë kjo shumë që ka ardhur pranë Zyrave të Përmbarimit Gjyqësor Privat është në proces ekzekutimit, ose është ekzekutuar. Një pjesë e pronave janë shitur duke arkëtuar cash-in, një pjesë tjetër kolaterale kanë kaluar në pronësi të bankës, e cila administrohet nga banka, kurse një tjetër është që bankat kanë kaluar deri në ankandin e dytë dhe kanë pezulluar për të bërë të mundur dhe një negocim të fundit me palët debitore që disponojnë këto prona”, tha Petrit Qarri, kryetar i Dhomës së Përmbaruesve.

Deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti, janë ekzekutuar 29.2 për qind e totalit të kredive që janë çuar në Përmbarim. Por edhe pse ekzekutohen, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të shitet, por mbetet si pronë fizike në administrim të bankave.

Nuk ka forcë blerëse, sepse siç e dimë të gjithë, ka rënë forca blerëse, sidomos për banesa dhe pasurive të paluajtshme.Problem është edhe konflikti që mbart mbi vete edhe dosja e ekzekutuar nga përmbaruesit gjyqësor.Kështu që njerëzit janë shumë pak të prirur për të shkuar drejt tyre, pavarësisht se çmimi është shumë favorizues për to“, thotë Qarri.

Pamundësia për t’i shitur në treg pronat e bllokuara ka krijuar një tjetër pasojë për bankat, të cilat jo vetëm nuk arrijnë të rekuperojnë lekët që kanë dhënë kredi, por duhet të shpenzojnë kosto shtesë.

Pronat që kalojnë në pronësi, ose shiten nëpërmjet bankës, ose në rastet më të shumta merren dhe administrohen nga banka. Administrimi i tyre kërkon edhe një kosto tjetër plus nga banka, sepse do të mirëmbahen, do të ruhen”, thotë Qarri.

Banka e Shqipërisë thotë se ky është një fenomen që duhet monitoruar me kujdes, pasi kostoja e mirëmbajtjes së mijëra pronave të bllokuara mund të ndikojë jo pak shpenzimet dhe treguesit financiar të bankave.

/TCH[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 1 =