Rusia do të importojë mish krokodili

EkonomiSociale
194
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”240″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Sanksionet ndaj Rusisë e detyruan këtë të fundit të importojë mish krokodili. Sipas “The Guardian”, përfaqësues rusë njoftuan se ferma më e madhe në Filipine ka dhënë leje për importin e mishit të pazakontë drejt Rusisë.

Rusia ndaloi importet e mishit nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Norvegjia në shenjë hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura nga këto vende lidhur me aneksimin e Krimesë dhe situatës në Lindje të Ukrainës.

Një tjetër problem i rëndësishëm tashmë për rusët është bërë edhe mungesa e bulmetit, i cili importohej nga vendet europiane. Ky problem duket se po sjell edhe ide të reja në tokën ruse. Pronarët e një fabrike birre në Siberi thonë se kanë në plan të bëjnë mocarela me qumësht dhie. Evgeny Matvienko, një prej drejtuesve të fabrikës, pranoi se “mocarela nuk është bërë ndonjëherë nga qumështi i dhisë, por sjell të ardhura të mëdha dhe ja vlen të provosh”, ka thënë ai.

Vitet e fundit shpesh vëzhguesit e standardeve ushqimore në Rusi kanë ndaluar importin e shumë produkteve ushqimore, pasi nuk plotësonin standardet sanitare. Megjithatë, specialistët rusë duket se tashmë janë të kënaqur me mishin e krokodilëve dhe me mocarela dhie.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five − 4 =