Reportazhi i BBC: Djali nga Kosova që u rrit për t’u bërë kamikaz

Reportazhe
368
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”452″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Në Kosovë ka familje që janë besimtarë myslimanë nga ana kulturore, por rrallë kishte familje të devotshme. Kohët e fundit kjo ka ndryshuar. Disa të rinj janë radikalizuar. Deri në 200 prej tyre mendohet se tashmë janë duke luftuar në Siri i dhe Irak duke i shkaktuar dhimbje shpirtërore atyre që i lanë pas në Kosovë. “Në këtë foto të bërë kur ishte i vogël, sytë e tij flasin për pafajësi”.
Arieta ka mbledhur fotot e vëllait të saj më të ri, Blerim Heta. Ajo i shikon këto foto çdo ditë dhe përlotet mbi to. “Vëllai im kishte një jetë të mrekullueshme. Kishte para. Nuk kishte Mercedes por kishte një Opel ama ishim një familje të lumtur . Dhe nuk mund ta kuptoj pse e bëri këtë”.
Blerimi ishte 24 vjeç kur ai u largua nga Kosova më 7 gusht të vitit 2013, pa i thënë asnjë fjalë familjes së tij. Dy ditë më vonë Arieta mori një mesazh në telefonin e saj: Blerimi i thoshte se ishte në Turqi. Kjo gjë nuk e shqetësoi Arietën, pasi ai ishte bërë një mysliman i devotshëm dhe shpesh shkonte nëpër vende të ndryshme për të dëgjuar imamë të ndryshme të predikuar. Por më pas ajo i telefonoi numrit nga i erdhi mesazhi dhe në ekranin e telefonit u shfaq një mesazh që shkruante: “Mirësevini në Siri”.
Kur Arieta foli me Blerimin në Skype, ai mohoi se ishte në Siri – këmbënguli se ishte në Turqi për të mësuar arabisht dhe duke kërkuar për një grua që mbante hixhabin (perçen). Arieta donte t’u besonte fjalëve të tij, por më pas nëna e saj gjeti një shënim që Blerim kishte lënë në dhomën e tij. “Ishte një kartolinë lamtumire. Ai kishte shkruar se ishte në një udhëtim dhe se nuk do të kthehen”, -thotë Arieta.
Ashtu si shumë kosovarë , familja e Arietës identifikohej si familje me kulturë myslimane, por nuk ishin fetar. Pastaj Blerimi nisi të shkonte në xhami rregullisht. Ai filloi të udhëtonte shpesh në Maqedoni dhe qytete të tjera të Kosovës. “Është një djalë, që ende e shoh çdo ditë. Ai ia ka mbushur mendjen vëllait tim. Nuk i bleu biletë për në Siri, por e dërgonte në vendet ku i thonin se xhihadi ishte diçka e mirë. Shpresoj që një ditë ai të gjykohet për atë që ka bërë”, -thotë Arieta me hidhërim.[/vc_column_text][vc_single_image image=”453″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Në tre muajt e tij të fundit në Kosovë, Blerim Heta kishte ndryshuar shumë. Ai rriti një mjekër, veshi pantallona të shkurtra. Dukej si disa burra mysliman të Lindjes së Mesme. Shikonte në Youtube video të imamëve duke prdikuar. Pastaj u zhduk.
Prej asaj dite, Pranvera pret që djali ti kthehet në shtëpi. Ka bërë shumë apele, por e kotë. Burri i saj nuk po ia kthen djalin.
Më 25 mars, vëllai i Arietës vrau veten dhe 52 irakianë në një sulm vetëvraës.
Arieta përpiqet të kuptojë se si ndryshoi vëllai i saj. “Kur ishte në Kosovë, Blerimi thoshte se kamikazët nuk janë mbyslimanë. Por kur fola më të në kohën që ishte në Siri dhe e pyeta “a është mirë të vrasësh njerëz? Ai më tha: Nëse nuk janë myslimanë, po”
Përfundimisht, në Skype, Blerim Heta i tregoi Arietës se ai ishte në Siri. “Ai më tha se është duke luftuar për fenë e tij dhe që njerëzit e tjerë janë të këqinj. Tha se donte të vdiste për Allahun  dhe se do të ishte një kënaqësi e madhe për të. Kam filluar të qaj e të bërtas dhe i thashë: ç’lloj feje keni që ju thotë të vrisni njerëz, apo të vetëvriteni? M’u përgjigj se nëse do t’i flisja edhe një herë tjetër në këtë mënyrë, nuk do të më telefononte më kurrë.”Arieta nuk i tregoi familjes se Blerimi ishte në Siri, -nuk donte t’i alarmonte dhe një pjesë e saj vazhdon të besojë se ai do të kthehet në shtëpi.
Edhe familja e Erion Abazit shpreson se ai do të vijë në shtëpi. Erioni është tetë vjeç. Të enjten e 10 korrikut Pranvera mori një mesazh në telefon nga burri i saj, Arbeni. “I thoshte e ishte në Siri me Erionin dhe se do ta merrte më vonë” –kujton kushëriri i pranverës, Suad Sadullahi.[/vc_column_text][vc_single_image image=”454″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Arbeni kishte lënë shtëpinë me 7 korrik, duke i thënë gruas se po shkonte me djalin në ekskurision në malet e Kosovës. Por ai e dërgoi Erionin përtej kufirit shqiptar dhe nga Tirana mori avionin për në Turqi, e më pas shkoi në Siri. Familja është ende në shok dhe ka pasur vetëm kontakte sporadike me Erionin. Më 15 korrik ka marrë një mesazh nga Siria, i cili e lajmëronte se Erioni ishte mirë. Pranvera e telefonoi numrin nga i erdhi mesazhi dhe telefonin e hapi njëfarë Suadi, që u përgjigj në mënyrë agresive, por që ia kaloi Erionin në telefon. “E pyeta Erionin ku je, ku është babai yt… dhe ai tha: babai im është në një kamp trajnimi  dhe unë jam shumë larg. Ia kalova telefonin nënës së tij, Pranverës. Folën derisa u shkëput”.
Fotot e Erionit të shpërndra në rrjetet sociale e tregojnë atë teksa mban lart gishtin tregues, një shenjë e Shtetit Islamik dhe teksa pozon bashkë me disa fëmijë të tjerë përpara një flamuri të ISIS. Suadi mendon se Erioni jeton me familje të tjera shqiptare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia që janë në Siri.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − 6 =