Rama: Tirana si Kandahari

Flash
332
0
sample-ad

Bllokimi i trotuarëve nga tregtarët ambulantë, krijon jo pak shqetësim për këmbësorët në rrugët kryesore të qytetit të Tiranës. Kjo problematikë, është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë si një kthim mbrapa 15 vjet në kohë.
Shefi i qeverisë, thekson se në tre vjet, referuar kohës që Lulzim Basha është kryetar i Bashkisë, Tirana është kthyer 15 vite mbrapa në kohë.
“E pabesueshme por hidherimisht e vertete: Ne tre vite kthyer pesëmbëdhjetë vjet mbrapa!” shkruan Rama në Twitter. Reagimi ka ardhur pasi ditët e fundit mediat kanë publikuar problematikën shqetësuese të bllokimit të trotuareve në kryeqytet,me pamje që bëjnë të mendosh për një krahasim të mundshëm mes kryeqytetit shqiptar dhe Kandaharit në Afganistan.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × one =