Nuk u zgjodh senatore, gjimnazistja tenton vetëvrasjen

Flash
213
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”268″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Një gjimnaziste është hedhur nga kati i dytë i shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shkak për këtë mësohet se ka qenë moszgjedhja e saj senatore e klasës.
Burime nga policia bëjnë të ditur për A1 Report, se një ditë më parë, janë mbajtur zgjedhjet për senatorin e ri të klasës, ku adoleshentja konkuronte. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të zgjidhet senatore, çka sipas burimeve ka mjaftuar që vajza të hidhej sot nga kati i dytë i gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Gjimnazistja u dërgua me urgjencë në spital, ku nga të dhënat e para bëhet e ditur se si pasojë e hedhjes, e dëmtuara ka thyer dorën. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 4 =