Një në tre familje shqiptare është me borxhe

EkonomiKryesoreSociale
201
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Njëzetë e nëntë përqind e familjeve shqiptare kanë së paku një borxh për të paguar. Këto janë të dhënat e një sondazhi të kryer nga Banka e Shqipërisë,  (kampion përfaqësues prej 2010 familjesh të shpërndara në 16 rrethe të ndryshme të vendit). Dhe më keq akoma, rrezulton se aftësitë e tyre paguese janë përkeqësuar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Ajo që bie në sy nga vrojtimi është rënia për këtë gjashtëmujor me 4% e numrit të personave të cilët përfitojnë para në një familje, ndërkohë që për t’u theksuar është gjithashtu se 60% e huave merren në forme informale, pra në të afërm e të njohur dhe jo nëpër banka.

Nga vrojtimi i familjeve rezulton një rënie me 4% e numrit të anëtarëve që sigurojnë të ardhura, krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe një vit më parë. Në totalin e të ardhurave, peshën më të lartë e kanë zërat “vetëpunësim” ( 27%), “pension” (26%) dhe “punësim në sektorin privat” (25%). Pesha e të punësuarve në “sektorin shtetëror” (10%) është zvogëluar, ndërsa pesha e “emigracionit” si burim të ardhurash ka mbetur e pandryshuar në 5%.

Në shpërndarjen e familjeve sipas nivelit të të ardhurave, ka vijuar tendenca e rënies së peshës së familjeve në nivelet ekstreme të të ardhurave (të sipërm ose të poshtëm) dhe përqendrimit rreth nivelit mesatar ose nën mesatar”, theksohet në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, ku është publikuar edhe vrojtimi mbi familjet.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × five =