Ku ndodhet Kim Jong Un?

Aktualitet
287
0
sample-ad

Kim Jong Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, nuk është shfaqur prej një muaji në public madje as në përvjetorin e Partisë së Punëtorëve. Burime të afërta me partinë thonë se ai ende kontrollon pushtetin në vend, por se mungon për shkak të një sëmundje në këmbë.

Lideri i ri Koreano Verior nuk është përfshirë në listën e zyrtarëve që kanë shkuar në Phenian ku janë eshtrat e babait të tij Kim Jong-il dhe të gjyshit të tij Kim Il-Sung, raporton agjencia e lajmeve KCNA. Mungesa e Kimit në përvjetorin e 69-të të themelimit të partisë në pushtet, ka shtuar spekulimet në lidhje me fatin e tij, raporton AFP. Media shtetërore, të cilat raportojne cdo zhvillim të Kimit, nuk kanë raportuar për të që nga 3 shtatori, kur ai dhe gruaja e tij morën pjesë në një koncert ne kryeqytetin e vendit Penian.

Dy vitet e fundit Kimi vendoste kurora në mauzoleun Kumsusan në përvjetorë te tillë. Por, këtë herë ka munguar dhe siç raporton Reuters, Kim ka lënduar keq këmbën gjatë ushtrimeve ushtarake. “Ai detyroi të gjithë gjeneralët që të marrin pjesë në stërvitje, ku ishte edhe vet i pranishëm. Ata shkonin barkas, vraponin dhe kërcenin ku Kim lëndoi dhe këmbën”. Për shkak të mungesës së tij në paraqitjet publike, dyshohet se Kimi është përmbysur dhe se në vend është instaluar një tjetër regjim, por asgje nuk eshte e konfirmuar dhe se e gjith kjo mbetet per tu ndjekur me zhvillimet qe do te ndodhin ne te ardhmen ne vendin komunist.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − thirteen =