Kosova pesë muaj në ngërç politik

FlashKryesore
271
0
sample-ad

Kosova ka thyer rekordin në moskrijimin e institucioneve qeverisëse të vendit. Edhe pse ka hyrë muaji i pestë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit,politika kosovare ende nuk ja ka dale të krijojë institucionet e shtetit. Kjo për shkak se nuk ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit.Sipas analistëve, një situatë e ngjashme e vonesës së konstituimit të institucioneve ka qenë pas mbajtjes së zgjedhjeve të para parlamentare të 17 nëntorit 2001 në Kosovën e lirë. Por, atëherë u deshën më pak se katër muaj për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit, pasi më parë ishte zgjedhur Kryeparlamentari.

Pas gjithë asaj vonese u arrit marrëveshja dhe në 4 mars 2002, Kuvendi i Kosovës, për vetëm 45 minuta séance dhe një atmosferë mirëkuptimi e bëri Kosovën me institucionet zyrtare.
Zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë, qenë të pestat të mbajtura në Kosovën e pavarur. Ndërkohë që mosmarrëveshjet politike e kanë future në kolaps institucional vendin,pritet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të dale nga zgjedhjet e 8 qershorit ‘14, me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, për ti dhënë rrugë situates së kolapsit.

sample-ad

Article Tags

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 9 =