Kapet banda shqiptare që trafikonte drogë

Flash
221
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”286″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Një operacion i gjerë ndërkombëtar ka cuar në sekuestrimin e 804 kilogramë marijuanë  dhe arrestimin e shtatë shqiptarëve, si pjestarë të organizatës kriminale të trafikimit të lëndës narkotike. Kjo sasi kanabisi do të transportohej me skaf nga Shqipëria drejt Italisë. Në aksion janë përfshirë Policia e Shtetit shqiptar në bashkëpunim me autoritetet policore të Italisë dhe Malit të Zi. Kapja e bandës kriminale është bërë në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”,që ndodhet midis lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit. Në këtë vend policía konstatoi skafin, pas ndjekjes që i kishte bërë Guardia di Financa së bashku me Policinë Kufitare të Shëngjininit.

Në momentin që shtatë pjesëtarët e bandës kanë pikasur policinë, kanë filluar të hedhin nga skafi në det disa çanta të zeza nga të cilat 8 prej tyre arritën të kapeshin nga Policia Kufitare. Brenda çantave kishte bime të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa të mbështjella me natriban të cilat pas peshimit rezultuan të ishin 210 kg me gjithë ambalazh.

Për shtatë të arrestuarit Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka dhënë masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’.

 

Personat e arrestuar:
Mikel Hoxha 38 vjeç, banues ne Vlore, i dënuar  më parë. Ky shtetas ishte dhe kreu i kesaj organizate kriminale.
Leonidha Dhimojani,48 vjeç,  banues në Vlorë. Ky shtetas ishte skafisti i cili do të bënte transportimin e lendës narkotike nga Shqipëria në Itali.
Ervis Sulo, 29 vjec, banues në Vlorë.
Indrit Rraja 34 vjeç, banues në Nikël-Fushë Krujë.
Mirjan VITAJ, 26 vjeç, banues ne Rrjoll, Velipojë.
Kristian C. 18 vjeç, banues ne Rrjoll, Velipojë.
Alfred Syli 22 vjeç, banues në Rrjoll, Velipojë., i dënuar më parë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + 1 =