Hashim Thaçi, sa shans ka të fitoj Nobelin për Paqe?

Uncategorized
219
0
sample-ad

Hashim Thaçi, Ivica Daqiç dhe Catherine Ashton janë nominuar në dhjetor të vitit kaluar për Çmimin Nobël nga një grup kongresmenësh amerikanë dhe nga një grup i Deputetëve të Parlamentit Evropian, për rolin e tyre në bisedimet Kosovë –Serbi.

Por cilat janë shanset ata të fitojnë këtë çmim prestigjioz?

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e arritur më 19 prill të vitit të kaluar në Bruksel, u cilësua si historike nga faktorë relevant të politikës ndërkombëtare, shkruan gazeta e përditëshme kosovare “Zëri”, duke komentuar se: nga të gjitha çmimet që ndahen në javën e Nobëlit gjatë muajit tetor, më i diskutuari është çmimi për paqe.

Për këtë vit Komiteti i Nobëlit ka marrë 278 nominime, më shumë se secili vit i kaluar. E megjithatë kandidatët më të përfolur si favoritë janë Papa Françesku, sekretari i OKB-së Ban Ki Moon, doktori nga Kongo Denis Mukwege, ish-analisti i inteligjencës amerikane Edward Snowden. Shpallja e fituesit do të bëhet ditën e nesërme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + 9 =