Gorbachov shtrohet në spital, në gjëndje të rëndë

Aktualitet
196
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”326″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, 83-vjeçari Mikhail Gorbachev, është shtrirë në spital, por i vendosur të luftojë për jetën e tij. “Gjendja ime shëndetësore është mesatare qe një javë dhe tani unë jam në spital. Shëndeti im është përkeqësuar”, tha Gorbachev, raporton Ria Novosti.

Ai nuk tregoi se në cilin spital është, por shtoi: “Jam i lidhur me monitor. E njihni karakterin tim – jam i vendosur për të luftuar dhe të jetoj”, raporton Telegrafi. Fituesi i vitit 1990 i Çmimit Nobel për Paqe, më shumë vlerësohet jashtë vendit se në Rusi, pasi konsiderohet përgjegjës për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe kaosit ekonomik e social që pasoi. Viteve të fundit ai merr pjesë në takime ndërkombëtare, ndërsa udhëheq Fondacionin Gorbachev që merret me programet humanitare dhe të arsimimit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =