Fenomene të pashpjegueshme nga shkenca

KryesoreShkenceknologji
362
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”297″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Shkenca nuk është ende në gjendje t’i shpjegojë të gjitha fenomenet që ndodhin dhe për pasojë jo pak prej tyre mbeten të pashpjegueshme duke lënë vend për interpretime,madje edhe për spekulime të ndryshme. Më poshtë po rreshtojmë disa prej tyre.

Shkëmbi i Kuiperit

Në skajet e Sistemit tonë Diellor precipitojnë disa shkëmbinj hapësinorë. Një shpjegim mund të jetë planeti X, i cili i largon mbetjet nga ajo zonë.

Efekti Placebo

Terapi të simuluara ose joefikase mundet që rrallë herë ti shërojnë njerëzit. Efekti është ndoshta biokimik por mbetet i pashpjegueshëm

“Bloop”-i

Një zhurmë e fuqishme që vjen prej nëndetit u zbulua në oqeanin Paqësor në vitin 1997. Shkenca nuk arriti të shpjegojë shkakun, ndërkohë që konkluzioni i dalë nga hamendësimet komunikon se zhurma duhet të jetë shkaktuar nga një kafshë,që duhet të ketë qenë shumë here më e madhe se sa një balenë
Efekti “Nocebo”

Sugjestionimi në mënyrë negative i personave të shëndetshëm mund t’u shkaktojë atyre sëmundje. Për shembull diagnoza të gabuara të sëmundjeve vdekjeprurëse kanë shkaktuar zhvillimin e të njëjtës sëmundje.
Problemi i Litiumit

Sipas teorisë së Big Bangut, në univers duhet të ketë 66% më shumë gaz Litium. Kjo lë të kuptohet se ka probleme në një teori të tillë.
Anomalitë “Fly-by”

Graviteti i Tokës mund të shërbejë si katapultë dhe mund t’u ofrojë një shtytje anijeve kozmike që kalojnë pranë. Kjo shtytje është më e fortë se cfarëdolloj gjëje tjetër të njohur nga fizika.
Materia e errët

Në dukje Big Bangu ka krijuar më shumë materie se sa antimaterie. Kjo mungesë ekuilibri nuk bazohet në asnjë teori dhe nuk ka asnjë shpjegim për arsyen e saj.
Serra e Eocenitit

Temperaturat në Pole në epokën e Eocenitit ishin afro 15-20 gradë. Modelet klimatikë aktualë nuk arrijnë të shpjegojnë këtë ngrohje ekstreme globale.
Boshti i të keqes

Anomalia e shpërndarjes së temperaturës së rrezatimit në fund të mikrovalëve. Kjo shpërndarje duhej të ishte rastësore por duket sikur ndjek një skemë.
Fluksi i fshehtë

Galaksitë po përshpejtojnë drejt një pike në mes të konstelacioneve të Kentaurit dhe Velës. Ndoshta i tërheq dicka shumë e madhe. Mbase një tjetër univers.

/ bota.al/

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + 7 =