Universiteti i Tiranës, 330 kuota të mbetura të paplotësuara

Aktualitet
259
0
sample-ad

Universiteti i Tiranës ka në total 330 kuota të mbetura të paplotësuara, pasi kandidatët fitues nuk kanë bërë regjistrimin me dokumentacion pranë sekretarive mësimore.

Tashmë rektorati i UT e ka nisur shkresën pranë Agjencisë Kombëtare të Provimit, e cila më pas duhet të bëjë shpërndarjen e tyre nëpërmjet Formularit A3.

Këto kuota janë të shpërndara në 6 fakultetet e këtij universiteti, ku numrin më të lartë e kanë Shkencat e Natyrës, më pas vijnë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Ekonomiku, me mbi 60 kuota të paplotësuara.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 17 =