Stadiumi i Elbasanit gati për Kuq e Zinjtë

Sport
170
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”427″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Të shumtë kanë qenë ata që kanë preferuar të jenë të parët që do të uleshin në tribunat e Elbasan Arenës.

Në hyrjet e stadiumit ka patur radhë, të shtyrë nga kurioziteti për të parë shtëpinë e re të Kombëtares, por edhe sfidën që Kuqezinjtë zhvilluan me ekipin U19 të Elbasanit.

Kjo ka qenë prova e fundit ku nuk ka munguar edhe Kryeministri Rama.

Para nisjes së takimit ai ka shënuar një gol tepër të lehtë, ndërsa përballë ka patur portierin Berisha, i cili ia ka bërë edhe më të thjeshtë golin.

Etrit Berisha-Portier i Kombëtares: “Shpresoj të më sjell fat megjithëse po të pranosh gola nuk është fat. Megjithëse ishte një ndjenjë e mirë që shikon Kryeministrin me gjithë stafin që na jep përkrahje”.

Elbasan Arena mikpret 12500 tifozë, vende të cilat do të jenë të gjitha të zëna në ditët ku do të luajë Kombëtarja.

Etrit Berisha-Portier i Kombëtares: “Ishte një ndjenjë e bukur që Kombëtarja ka një shtëpi të re dhe shpresoj që të mos ndalemi me kaq dhe të ndërtohet edhe stadiumi i ri në Tiranë”.

Ekipit ka dashur t’i japë zemër edhe Kryeministri Rama, i cili është ndalur në një darkë ku shkëmbyen edhe dhurata.

Prova më e rëndësishme tani është sfida me Danimarkën, një kundërshtar i fortë për Ansi Agollin, por më i brishtë në krahasim me ekipin e 5 viteve më parë.  

Ansi Agolli-Mesfushor i Kombëtares: “Ekipi që kemi luajtur herën e kaluar ka qenë më i fortë por tani është pak më i brishtë, por gjithësesi janë një të fortë dhe që e mbështesin lojën e tyre te kolektivi”.

Ndeshja e së shtunës do të jetë e nënta mes Shqipërisë dhe Danimarkës, të cilën e kemi mundur vetëm 1 herë 51 vjet më parë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × four =