Rusia "grabit" delfinët luftarakë të Ukrainës

AktualitetPolitike
241
0
sample-ad

Delfinët luftarakë, detaj interesant i periudhës së Luftës së Ftohtë, dalin sërish në skenë në periudhën e riaktivizimit të konfliktit në Ukrainë.

Pas fillimit të stërvitjes së përbashkët “Rapid Trident” të rreth 1500 trupave të disa vendeve të NATO-s në Ukrainë së fundi, është publikuar në shtyp se Rusia ka pranuar zyrtarisht që ka marrë “delfinët spiunë të Ukrainës”. Dhe se tashmë këto qenie paqësore, kur “militarizohen” mund të përdoren për operacione nënujore. Delfinët janë sekuestruar pas aneksimit të Krimesë në fillim të këtij viti dhe qarqet ushtarake të Moskës kanë deklaruar se nuk ka mundësi kthimi të kontigjentit të delfinëve të trajnuar për të zgjidhur detyra ushtarake. Guvernatori i Sevastopolit ka deklaruar se “Juridiksioni mbi këtë çështje i është transferuar plotësisht Ministrisë ruse të Mbrojtjes”.

Janë 13 njësi delfinësh të trajnuar për vendosje minash detare në anijet kundërshtare ose kundër desantëve detarë, ndërsa të tjerë janë të stërvitur për misione shpëtimi dhe çminimi. Në botë njihen 2 qendra të tilla trajnimi, njëra në Sevastopol që nga viti 1973, dhe tjetra në San Diego, SHBA, që nga viti 1960. Dy vite më parë Moska e akuzonte Kievin se po ndihmonte Iranin me delfinë të trajnuar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two − one =