Otello, Arapi i Vlorës fiton çmimin European

Kulture
181
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”331″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Autori shqiptar, Ben Blushi është fitues i çmimit letrar “European Union Prize for Literature”. Një titull që u jepet autorëve më të mirë të rinj në Europë. Këtë vit atë e fituan edhe 12 shkrimtarë të tjerë. Por kjo është hera e parë që ky çmim i jepet një autori shqiptar. Blushi u nderua me këtë çmim për librin “Otello, Arapi i Vlorës”. Fituesit u shpallën në panairin e librit, në Frankurt: “Frankfurt Book Fair”. Ceremonia zyrtare do të bëhet në Bruksel, më 18 nëntor dhe çmimet do të ndahen nga Komisionerja e BE –së për Kulturën.

Konkurimi për këtë çmim është i hapur për vendet që marrin pjesë në “Europe Creative”, një program financimi për sektorët kulturorë dhe krijues të BE –së. Çdo vit, juritë kombëtare në një të tretën e vendeve (13 juri kësaj here), emërojnë autorët fitues.

Komisionerja e BE –së për Edukimin, Kulturën dhe Rininë tha se “ky çmim u dedikohet autorëve të rinj të Europës, pavarësisht se nga vijnë apo çfare gjuhe flasin. Qëllimi është shfaqja e literaturës më të mirë bashkëkohore, nxitja e shitjeve ndërkufitare dhe promovimi i përkthimit, publikimit dhe leximit të literaturës së vendeve të tjera.

Për herë të parë, ky çmim është dhënë në vitin 2009.


 

Blushi me fituesit e tjere te cmimit kete te merkurre ne Frankfurt[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 − one =