Ngjela:Të rinjtë në poste drejtuese, të rrezikshëm

Aktualitet
181
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”307″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Avokati Spartak Ngjela ka thënë se nësë pesë deputetët e PDIU-së do t’i bashkohen mazhorancës, atëherë kryeministri Rama do të shmangte presionin e LSI-së.

Në një intervistë për gazetën “Dita”, ai ka lënë të nënkuptohet se LSI bën presion për të shmangur reformën në drejtësi, dhe për këtë ka bërë përgjegjës pikërisht ministrin e Drejtësië.

“Kryeministri kërkon të krijojë 71 vota jashtë LSI-së. Dhe shumë mirë bën. Kjo është politikë. Këtu nuk flitet se jam pro apo kundër aleatit të vjetër LSI, por se dua pavarësi. Në rast se kryeministri do t`i jepet mundësia të bëjë 71 vota jashtë LSI-së ndryshon konfigurimi i poleve politike. Duhet të kuptohemi qartë, këto votime i ka fituar PS, çdo presion poltik që vjen si pasojë e arsyes irracionale duhet të jetë i papranueshëm. “

Avokati Ngjela ka shprehur kundërshtinë e tij për vendosjen e të rinjve në postet kyçe të politikës. Sipas tij, ata janë të rrezikshëm, pasi kanë impulse seksuale.

“Keni dëgjuar për Korenë e Veriut, fitoi dhe Kampionatin Botëror të futbollit! E pra, Kim Jongu-un shqiptarë e kemi nënkryetar të KLD, e kemi ministër të Brendshëm, e kemi dhe një ministre; Gjosha , që është vendosur për të bindur pleqtë e Europës që Shqipëria të hyjë në BE”, – ka thënë Ngjela.

Përsa i përket reformës në sistemin gjyqësor Ngjela ka thënë se kryeministri Rama po tregohet radikal ndaj korrupsionit dhe reforma e gjyqësorit duhet duhet të jetë rrënjësore .

“Reformë në drejtësi do të thotë “The smasher of everything” (rrafshues i gjithçkaje). Reforma është ligj. Dhe ligji duhet të thotë të preket gjithçka që ka të bëjë më institucionalizimin e shtetit legal, që nga Kushtetuta dhe deri të ligji i thjeshtë. Esencialisht refoma është doktrinë.”

Spartak Ngjela ka shprehur përsëri mbështetjen e tij ndaj propozimit të kryeministrit Rama për vendosjen në krye të Bankës Qëndrore të ish-guvernatorin Argjentinas Blajer. Sipas tij Blajer do të sjellë frymën e një menaxhimi monetar modern.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + 11 =