Hiperseksualiteti i vajzave të vogla

Stili i jetesTendence
285
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”388″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Magazina online e modës dhe lifestyle Stylish Eve ka publikuar albumin me titull “Flokët e gjatë të vajzave të vogla” me fotografi të fëmijëve, të cilët, pak a shumë, duken tepër të pjekur për moshën që kanë.

“Hiperseksualieti” i adoleshentëve nuk është gjë e re – magazina të shumta të modës tashmë kanë përvojë me shndërrimin e vajzave të reja në seks simbole, në garat e bukurisë të fëmijëve. Por të mos flasim mbi ‘beauty pageant’-ët amerikanë, të cilët përfshijnë shfrytëzimin e vajzave të vogla nëpërmjet veshjeve me rroba dhe në mbathje të pashembullta, grim, vënie të tenit të rremë, thonjve dhe dhëmbëve, etj.

Për shembull, Franca, vitin e kaluar ka nxjerrë ligjin me të cilin ndalon garat e bukurisë për fëmijët nën moshën 16 vjeç, për shkak që ato gara trajtohen si “hiperseksualitet i adoleshentëve”.

Krahas kësaj, këto masa kanë përfshirë edhe ndalesën e prodhimit të veshjeve dhe mbathjeve për të rriturit, por me numra të vegjël për fëmijët (siç janë: sytjenat apo këpucët me taka të larta).

Nxjerrja e këtij ligji nga Senati francez është rezultat i incidentit i cili ka ndodhur pasi që magazina e famshme e modës Vogue ka publikuar foto seksi të 10-vjeçares Thylane Lena-Rose Blondeau.

Vajza e vogël paraqitet në disa poza seksi, me buzët e fryra dhe të lyera me një të kuq të ndezur, me taka dhe në një pozicion joshës. Ajo sfiluar me veshjet e stilistëve të njohur dhe ka pozuar në një mënyrë tepër sensuale si një modele e rritur. Kjo gjë përveçse i ka mahnitur të gjithë edhe e ka tronditur botën e modës.

Mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve e kanë cilësuar këtë gjë si një veprim shumë të dëmshëm psikologjik për fëmijët, duke u stimuluar sjellje të tilla.

/Telegrafi/[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 + eight =