Shtatë arsye të çuditshme përse Turqia hyn në luftë me ISIS

Kryesore
181
0
sample-ad

Nga Juan Cole*dff

 

Parlamenti turk votoi me një shumicë të madhe të enjten që kaloi, për të lejuar trupat turke të kryejnë inkursione në vendet fqinjë, nëse do të jetë e nevojshme, për të mundur të ashtuquajturin Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS). Ky autorizim është i domosdoshëm, sipas kushtetutës turke. Po kështu, parlamenti votoi për të lejuar trupat e huaja të përfshira në luftën kundër ISIS që të vendosen në tokë turke. Kjo mund të lejojë SHBA të përdorë bazën e saj ajrore në Incirlik kundër organziatës terroriste, gjë që Turqia deri tani nuk e kishte lejuar.
Këta vendime janë një kthesë e rëndësishme nga një muaj më parë, kur Turqia hezitonte që të përfshihej. Cfarë po e shtyn partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (akronimi në turqisht AKP) që t’u bashkohet amerikanëve kundër ISIS?
1. Ngatërresat europiane: Turqia është nën një trysni të madhe nga presidenti Obama, presidenti francez Hollande dhe Kryeministri britanik, Cameron, që t’i bashkohet koalicionit. Atyre u nevojitet vendi më i madh sunit i rajonit për të shmangur që fushata kundër ISIS-it të duket si një xhihad kristiano-shiit kundër sunitëve. Turqia e vlerëson anëtarësimin e saj në NATO dhe dëshiron që të përmbushë detyrimet ndaj vendeve të tjerë anëtarë. Presidenti Erdogan dëshiron gjithashtu që Turqia të pranohet në Bashkimin Europian, dhe mund të konkludojë që vërtetimi i vlerës së Turqisë në luftën kundër ekstremizmit mysliman që i kanoset Europës mund t’i sjellë dashamirësi në qarqet e Brukselit. Gjithashtu, Turqia druhet se nëse Perëndimi arrin të dëmtojë rëndë ISIS-in, regjimi baathist i Bashar al Assadit mund të përfitojë, por Turqia do që ai të rrëzohet. Nëse është në koalicion, Turqia mund të kërkojë që të rritet trysnia ndaj Assadit për t’u larguar.
2. Turqia ka mbështetur KOalicionin KOmbëtar Sirian dhe Ushtrinë e Lirë Siriane kundër regjimit baathist të Assadit në Damask. Dy organizatat dominohen prej një aleati të Turqisë – Vëllazërisë Myslimane. (Vetë partia AKP në Turqi është e prirur ndaj një retorike të Islamit politik dhe sapo ka miratuar një dispozitë që lejon të mbulohen studentet në shkollë të mesme dhe të lartë, një praktikë kjo që ishte ndaluar nga qeveritë laike të shekullit 20). GJatë viteve të fundit, ISIS e ka mundur vazhdimisht Ushtrinë e Lirë Siriane. Turqia dëshiron të ndërtojë mbështetje për opozitën “e moderuar” të Ushtrisë së Lirë Siriane si ndaj qeverisë baathiste në Damask, ashtu edhe kundër ekstremistëve si ISIS.
3. Turqia po shpreson të bindë SHBA që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Sirinë veriore, pranë Turqisë. Ankaraja është e bindur se qeveria baathiste e Sirisë e përdor qëllimisht fuqinë e saj ajrore kundër Ushtrisë së Lirë Siriane për të lejuar që ISIS të fitojë betejat kundër tyre. Një zonë ndalim-fluturimi do të ekuilibronte situatën në terren, ndoshta duke lejuar Ushtrinë e Lirë Siriane që në fund të bëjë përparim dhe të zgjerojë territorin e vet. (Sipas mendimit tim, nuk ka gjasa që SHBA të bjerë dakord të patrullojë qiejt e Sirisë me avionë F-18, gjë që nuk do të ishte e ligjshme as sipas ligjit ndërkombëtar).
4. Ahu Özyurt argumenton se klasat e biznesit në Turqi, të cilat mbështesin kryesisht partinë AKP në pushtet, i druhen pasojave negative të vlerës së investimeve dhe aksioneve nëse ISIS vazhdon të jetë e fortë dhe fqinjë me Turqinë. Ajo thotë: “Ekonomikisht, mbështetja e aleancës anti-ISIS mund të jetë basti më i mirë i Turqisë. Me cdo predhë që godiste Turqinë në 29-30 shtator, bursa humbi pikë dhe normat e interesit u rritën”.
Presidenti i sapozgjedhur, Taip Erdogan dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu ishte druajtur t’i kundërvihej ISIS-it gjatë verës, për arsye se organizata terroriste kishte marrë peng 40 diplomatë turq në konsullatën e Mosulit. Javën që kaloi u arrit një marrëveshje për lirimin e zyrtarëve dhe punonjësve të konsullatës. Nëse atyre do u ish prerë koka nga ISIS, kjo do e kishte dëmtuar rëndë reputacionin e Erdoganit dhe Davutoglusë. Do të ishin dukur si të pashpresë dhe pa frerë në duar. Por tani që pengjet janë liruar dhe janë jashtë rrezikut, Erdogani dhe Davutogluja nuk ka pse të duken më si Jimmy Carteri gjatë krizës së pengjeve në Iran.
6. Turqia ka patur negociata të frutshme me separatistët kurdë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, që këta të fundit të ndalin sulmet në Anadoll. Kjo parti dhe dega e saj siriane, YPG, tani është një forcë e madhe guerilase që lufton ISIS-in dhe ishte ajo që ndihmoi në shpëtimin e jazidëve në SInjar. QYteti kurd i Kobanes tani është rrethuart nga ISIS, dhe udhëheqësi i PKK, Ocalan ka thënë se nëse Turqia lejon të bjerë Kobane, partia e tij do ndërpresë negociatat me Turqinë. Turqia nuk dëshiron forcimin e PKK dhe YPG, gjë që do të ndodhte nëse ata merrnin të vetëm meritën për luftën ndaj ISIS.
7. Varri i gjyshit të themeluesit të Perandorisë Otomane është në Siri, por konsiderohet tokë turke. Ai ruhet nga forca speciale turke. Nëse bie në duar të ISIS, kjo do të bënte Erdoganin dhe Davutoglunë të dukeshin keq, sidomos po të kesh parasysh që krenaria e tyre buron sidomos nga prejardhja otomane e Turqisë, e cila ishte parë negativisht prej qeverive të mëparshme laike të Turqisë.
* Juan Cole është profesor i Historisë në Universitetin e Michiganit. Libri i tij i fundit është: “Arabët e rinj: Si po e transformojnë të rinjtë Lindjen e Mesme”. Përshtatur në shqip nga www.bota.al

HONG KONG, REVOLUCIONI I ÇADRAVE

(Fotoreportazh, tek bota.al)

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + 14 =