Home / Aktualitet / 20-vjeçari humbi jetën në Velipojë, tezja e tij bën rrëfimin prekës

20-vjeçari humbi jetën në Velipojë, tezja e tij bën rrëfimin prekës

Vrasja e Myzerim Zeneliut në Velipojë i ka prekur të gjithë. Një djalë jetim që e kishte ditën e parë të punës, për t’i ardhur sadopak në ndihmë nënës së tij.

Kushëriri i Myzerimit, Fejzi Zeneli rrëfeu për “Shqipëria live” se babai ka vdekur kur ai ishte i vogël, duke lënë dy djem jetim.

“Kanë qenë të varfër. I ati e ka lënë shumë të vogël. Nëna e tij ka pasur vetëm rrogën, si rrobalarëse në spital, me të cilin mbante tre vetë. Ka pasur dhe një pension të vogël, 50 mijë lekë të vjetra”, tregoi kushëriri.

Ndërsa tezja e 20-vjeçarit, mes lotëve kujton për karakterin e dashur dhe optimist të Myzerimit.

“Dëgjova që ishin 4 të vdekur, në spital s’më tregonte njeri”, mes lotësh motra e Silvanës flet për aksidentin tragjik dhe i rrëqeth të gjithë: Kunatit i thosha vëlla, mbesat i rrita vet!
“Më kujtohet që e pyeta për një palë atlete të shqyera që mbante veshur. I thashë nuk ke të tjera?

Tha më pëlqejnë këto”, rrëfen ajo.

Konflikti që nisi mes Ferracakëve dhe Gocajve i mori jetën biznesmenit Kujtim Ferracaku, dy vëllezërve Xhovani Gocaj, dhe Edmond Gocaj dhe 20-vjeçarit. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.

Check Also

Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − six =