Home / Histori / 2 Shtator 1457 – Beteja e Albulenës

2 Shtator 1457 – Beteja e Albulenës

Gentian Kelmendi/

Më 2 shtator të vitit 1457, kur ushtarët osmanë po pushonin të shkujdesur në fushën e Ujëbardhës, pranë Mamurasit, Skënderbeu, pasi grumbulloi dhe organizoi me shpejtësi forcat e veta, e goditi befasisht ushtrinë armike në disa drejtime.

Të ndodhura në gjumin e mesditës, pa armë e me kuaj të pashaluar, trupat osmane pësuan një katastrofë të plotë.

Shumica e tyre u vranë e ranë robër në duart e shqiptarëve. Fitorja i befasoi bashkëkohësit, të cilët shkruanin ato ditë se “Skënderbeu me një grusht ushtarësh theu, mposhti dhe dërrmoi një ushtri të pamasë turqish”, “thuhet se më tepër se 30 mijë turq u vranë ose u zunë rob prej tij” etj., etj.

Midis robërve të shumtë ishte edhe Hamza Kastrioti, të cilin Skënderbeu e futi në burgjet e Italisë dhe më vonë e lejoi që të shkonte për të banuar në Turqi.

Fitorja në betejën e Ujëbardhës pati rrjedhime pozitive të shumanshme politike dhe ushtarake në Shqipëri.

Ajo ishte një goditje vendimtare kundër lëkundjeve në gjirin e aristokracisë shqiptare dhe ndikoi në forcimin e pushtetit politik të Skënderbeut mbi gjithë viset e lira shqiptare.

Pas disfatës së rëndë të vitit 1457 në betejën e Ujëbardhës, sulltan Mehmeti II ndërpreu përkohësisht sulmet kundër Shqipërisë dhe vetëm në vitet 60 do të dërgonte kundër saj ushtri të fuqishme.”
Shih: “Historia e popullit shqiptar”, Vëllimi I, Tiranë, 2002.

L’image contient peut-être : plein air

L’image contient peut-être : 2 personnes

Check Also

Dëshmia e ish-oficerit në tre regjime: Pas Akademisë në Torino, toger i ushtrisë pushtuese në Shqipëri, ndihmova komunistët dhe…

Publikohet historia e panjohur e familjes së famëshme, Ohri, me prejardhje nga qyteti i Manastirit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − three =