Home / Aktualitet / “18 Euro pak janë”/ “Shpërthen” mjeku shqiptar: “Politikanët kërkojnë dhoma VIP dhe kujdes maksimal , ndërsa ne paguhemi 0.69 cent në orë”

“18 Euro pak janë”/ “Shpërthen” mjeku shqiptar: “Politikanët kërkojnë dhoma VIP dhe kujdes maksimal , ndërsa ne paguhemi 0.69 cent në orë”

Një mjek i Klinikës së Reumatologjisë në Kosovë, Enlirat Duraku, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së infermierëve, është shprehur i irrituar lidhur me sfidat e mjekëve në kohën e pandemisë.

Duraku flet ashpër ndaj qasjes së politikanëve, që sipas të cilit kërkojnë dhoma VIP e aspak nuk tregojnë mirënjohje për punën e shërbyesve shëndetësorë.

“18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.69 cent në orë! Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditë dhe të natës, sepse mungojnë kushtet,” shkruan ai.

Postimi i plotë:

Infermierët dhe puna nën traumë psikologjike! 18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.69 cent në orë ! Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditë dhe të natës, sepse mungojnë kushtet. Le të jetë e ditur se as ujë të freskët nuk kemi, ndërsa etja pas mbajtjes deri në 6 orë pandërprerë të maskave dhe veshjeve mbrojtëse, është e tmerrësisht e madhe.

Pastaj ushqimi, një copë buke dhe një jogurt, eventualisht një copë mishi, të cilin gjatë përtypjes ka mundësi të fitosh “kallje të muskujve” të fytyrës. Në anën tjetër këta që po e mbështesin që pagesa të jetë 18€ ose që nuk reagojnë, qoftë politikan apo të tjerë, në rast se infektohen kërkojnë dhoma VIP si dhe kujdes maksimal infermieror.

Infermieri i QKUK-së: Paguhemi 0.69 cent në orë - Syri Kosova ...

Check Also

STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi

Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =