Home / Aktualitet / 17 kilogram cannabis dhe heroinë, arrestohen 2 persona në Krujë

17 kilogram cannabis dhe heroinë, arrestohen 2 persona në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrolleve janë vënë në pranga B. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa bimë narkotike cannabis sativa dhe V. U., 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 435 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Njoftimi i policisë:

Goditen dy raste në rrethin e Krujës.

Sekuestrohen rreth 17 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi heroinë.

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për ushtrimin e kontrolleve në territore, banesa dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë  evidentuan dhe goditur 2 raste.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa bimë narkotike cannabis sativa.
  2. U., 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 435 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + seven =