Home / Aktualitet / 155 gjyqtarë të shkarkuar dhe 56 të dorëhequr, bilanci i KPK në 5 vite

155 gjyqtarë të shkarkuar dhe 56 të dorëhequr, bilanci i KPK në 5 vite

Pesë vite pas miratimit të Reformës në Drejtësi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e procesit të Vettingut.

Nga të dhënat e KPK konstatojmë se 155 gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë arritur të kalojnë Vettingun dhe janë shkarkuar nga detyra, ndërsa 174 të tjerë janë konfirmuar në detyrë.

Po ashtu KPK bën me dije se janë marrë 56 vendime për ndërprerje procesi pasi gjyqtarët dhe prokurorët kanë dhënë dorëheqjen si 8 vendime për pushim të procesit.

Ndërkaq, janë dhënë 25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim perfundimtar si dhe 3 vendime për pezullimin nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve për një periudhë 1-vjecare. Këta të fundit janë dërguar në Shkollën e Magjistraturës për trajnim vazhdues.

Procesi i vettingut kalon në “sitë” gjyqtarët dhe prokurorët duke u bazuar në tre kritere, verifikohet pasuria,  pastërtia e figurës si dhe aftësitë profesionale.

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =