Home / Aktualitet / 150 viktima gjatë muajit shkurt, mjekja zbulon arsyen pse është rritur numri i viktimave nga COVID-19

150 viktima gjatë muajit shkurt, mjekja zbulon arsyen pse është rritur numri i viktimave nga COVID-19

Java e fundit e muajt shkurt shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve nga COVID-19, por edhe të numrit të vdekjeve.Nga data 22 shkurt, kur nisi edhe rritja e numrit të viktimave, u regjistruan 7685 raste të reja si dhe 150 humbje jete.

Mjekja infeksioniste, Migena Qato thotë se shtimi i numrit të viktimave ndodh sepse pacientët vijnë në forma të agravuara.

“Kam përshtypjen se një pjesë e mirë e pacientëve, praktikisht paraqiten vonë pranë shërbimit shëndetësor,” – sqaroi Qato.

Sipas saj është ndrojtja për të shkuar në spitale dhe për t’u larguar nga komoditeti i familjes, ai që sjell këto vonesa.

Një tjetër fakt shqetësues është rritja e numrit të personave në moshë të re që po shtrohen në spitale. Tashmë kjo kategori nuk është më edhe aq imune nga kjo sëmundje pasi vetëm disa ditë më parë një 18 vjeçar humbi jetën në spitalin COVID 2 pasi mushkëritë e tij ishin 100% të dëmtuara nga coronavirusi.

Mjekja infeksioniste e cila e ushtron detyrën pranë spitalit COVID 1 zbuloi se pacientët janë të të gjitha moshave. Sa i të rinjve me gjendje të agravuar Qato tha se në spitalin ku ajo punon kanë pasur rikuperim dhe nuk ka pasur fatalitete.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − twelve =