Home / Aktualitet / 14-vjeçari kapet me pistoletë me vete

14-vjeçari kapet me pistoletë me vete

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 14-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Kapja e tij u bë gjatë kontrolleve që shërbimet e Policisë ushtruan në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’ dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Kontrollet kanë vijuar edhe në Shëngjin, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm kriminal.

Check Also

Situata me zjarret në Gjirokastër përshkallëzohet më tej, niset me urgjencë në spital një ushtar

Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =