Home / Bota / 14-vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës së re, e qëllon me armë zjarri teksa shkonte në shtëpi

14-vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës së re, e qëllon me armë zjarri teksa shkonte në shtëpi

Një adoleshent 14 vjeç është akuzuar për vrasjen e një nënë të re 32-vjeçare teksa ajo po shkonte në shtëpi.

Pamela Cabriales ishte në një darkë me një mikeshe dhe pasi u nis për në shtëpi ajo u qëllua me 6 plumba drejt makinës së saj në Denver, muajin e kaluar. Pamela mori një goditje në kokë, u dërgua në spital dhe vdiq disa ditë më vonë.

14-vjeçari dhe shoferi i dyshuar Neshan Johnson 18 vjeç, tani janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë. Sipas raporteve motivi i kësaj vrasje nuk është zbuluar ende.

Djalit 14 vjeç nuk i është përmendur emri për arsye ligjore dhe prokurorët kanë bërë një kërkesë për transformimin e çështjes në një gjykatë për të rritur.

Një faqe “GoFundMe” është hapur për të mbledhur para për djalin e viktimës, Leo, gjashtë vjeç. Më shumë se 30,000 dollarë janë mbledhur dhe do të shkojnë direkt në një fond kolegji për Leon.

Check Also

Italiani qëllon me armë zjari bankierin shqiptar! Detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Napolit, në Itali. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − sixteen =