Home / Opinion / 134 vjet nga hapja e shkollës shqipe

134 vjet nga hapja e shkollës shqipe

Nga Sebastian ZONJA –
Më 7 mars 1887, në Korçë u çel shkolla e parë shqipe me Pandeli Sotirin mësues dhe drejtues. Përparimi kombëtar e shoqëror vjen prej dijes, ishte deviza e Rilindasve të mëdhenj. Pikërisht çelja e kësaj shkolle shqipe është hapi i duhur për të shkuar më pas te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Ndalimi i shqipes për shekuj nga Kisha Greke dhe nga Porta e Lartë ishte një plagë në zemër për atdhetarët shqiptarë, ndaj 7 marsi është qartësisht shpalosje e hapur e vizionit kombëtar të shqiptarëve.
Shkolla është një nga shtyllat e kombit dhe mësuesi është ai që bart këtë nder e detyrë të madhe mbi supe.
Ne dallojmë nga fqinjët saj gjuhës së bukur shqipe, që e gjejmë pak a shumë te Frang Bardhi kur thotë “Ti n’gjuh tate, e unë n’gjuh time”; dhe lëvrimi i saj është detyrë e gjithësecilit.
Sot nuk jemi në rrugën e duhur me këto tekste shkollore jocilësore, por urojmë që e ardhmja të jetë më e ndritur!
Në datën e çeljes së mësonjëtores së parë vlen të nderojmë edhe punën e këtyre dy reformatorëve të mëdhenj: Ernest Koliqi dhe Mirash Ivanaj.

Check Also

Po synohet destabilizimi? Spartak Ngjela: SHBA nuk mund t’i lejojnë mercenarët rusë të…

Koha sot në Shqipëri po punon underground – domethënë në mënyrë të nëndheshme. Por, gjithmonë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − nine =