Home / Histori / 125 vjetori i lindjes së Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve

125 vjetori i lindjes së Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve

Sebastian Zonja/

8 tetori përshenjon edhe 125 vjetorin e lindjes së Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve.

125 vjet më parë, në Sarajet e kështjellës 4 katëshe të Burgajetit, ndërtuar me gurë ciklopik mermeri të kuq, sipas traditës pellazgo-ilire, leu pinjolli Zogollo-Topiaj-Toptanas, Ahmet Zogu.

Leu nipi i Topiajve që bënë krushqi me anzhuinët; nipi i Kastriotëve nga dega e Donikës, vërtetuar me peligre të siguruar nga arkivat e Stambollit; leu në derën e Zogollëve, pashallarë dhe administartorë të Matit qysh nga viti 1520 e tehu…

Leu dhe u pagëzua nga rilindas të mëdhenj që bujtnin në konakun e Zogollëve, sikurse Hoxhë Sait Neideni, Ibrahim Temo dhe dhjetëra prijës të tjerë.

Rreth 100 deri në 200 miq dhe kalimtarë bujtnin çdo ditë në sarajet e Zogollit. Saraje katër katëshe (një kat nën tokë), në kështjellën me përmasa 30m×50m, ku vetëm numri i shërbëtorëve, kuzhinjerëve, stallierëve e ndihmësve të punësuar arrinte mbi 80.

Janë të paktë rilindasit e mëdhenj të kombit shqiptar që nuk patën fatin e nderin të bujtnin në sarajet e Zogollëve.

Gjyshi i tij, Xhelal pasha, ishte administrator e diplomat i shquar i Perandorisë.

Xhaxhai i tij, Riza pasha, ishte nënkryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe zv/kryekomandanti i saj, që i atashuan Lidhjes rreth 60 mijë luftëtarë, kjo edhe sipas arkivave ruse.

Ishte biri i Xhemal pashë Zogollit, administrator dhe diplomat i shquar, i helmuar nga Porta e Lartë për shkak të veprimtarisë ilegale për pavarësimin e Shqipërisë me kryengritje.

Në moshën 8 vjeçare u dërgua në Stamboll, ku pas fejesës së motrës së tij të madhe me të birin e sulltan Abdylhamidid, princin Mehmed Abid, e morën nga akademia ushtarake e Gallatasarajit dhe e futën në gjirin e familjes perandorake, ku deri në gusht të vitit 1912 mori, për afro 5 vjet me radhë, mori mësime nga mësuesit më të shquar të kohës, në të gjitha lëmitë e dijes. Shembull kemi edhe nga libri me Kujtime i Eqerem bej Vlorës, se si mësonin lëmi të ndryshme asokohe fëmijët nga dyert e mëdha.

Kjo ishte fëmijëria dhe adoleshenca e Mbretit të Shqiptarëve në pak rreshta.

Vijon …

L’image contient peut-être : une personne ou plus et personnes debout

Check Also

Dëshmia e ish-oficerit në tre regjime: Pas Akademisë në Torino, toger i ushtrisë pushtuese në Shqipëri, ndihmova komunistët dhe…

Publikohet historia e panjohur e familjes së famëshme, Ohri, me prejardhje nga qyteti i Manastirit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =