Instituti Publik i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer në total 5502 testime për Covid-19, nga ku kanë rezultuar pozitiv 871 raste të reja.
Gjithashtu bëhet e ditur se fatkeqësisht nuk kanë mundur që të fitojnë betejën me virusin, 12 persona. IKSHPK-ja ka njoftuar njëkohësisht se gjatë këtyre 24 orëve të fundit janë shëruar 642 persona që ishin të infektuar me koronavirus.