Home / Aktualitet / 12 ditë nga zgjedhjet, Garo: Çdo shqiptari i jepet një shans për ta ndryshuar fatin

12 ditë nga zgjedhjet, Garo: Çdo shqiptari i jepet një shans për ta ndryshuar fatin

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike Floriana Garodeklaroi sot se më 25 prill shqiptarëve u jepet një shans për ta ndryshuar fatin dhe te ardhmen.

Teksa na ndajnë edhe 12 ditë nga zgjedhjet, Garo thekson se më 25 Prill mund të zgjedhim mes Shqipërisë së vështirësisë, pafuqisë, dëshpërimit dhe Shqipërisë ku çdo qytetar ka një ndjesi përkatësie dhe ku qeveria punon për të dhe jo për vete.

“Pas 12 ditesh, do te mbahen zgjedhjet ne Shqiperi. Kjo do te jete nje nder ditet me kritike ne historine e Shqiperise. Pas 8 vitesh qendrim ne vendnumero dhe prapambetje nen qeverisjen e Rames, cdo shqiptari I jepet tashme nje shans per ta ndryshuar fatin dhe te ardhmen e tij. Me 25 Prill ne mund te zgjedhim mes Shqiperise se veshtiresise, pafuqise, deshperimit, Shqiperise me ekonomi ne rrenim, Shqiperise se arrogances, Shqiperise se Edi Rames, dhe Shqiperise me ndryshim dhe shprese, Shqiperise ku kushdo mund ta fitoje jeten me dinjitet, Shqiperise e cila do te behet gradualisht pjese e komunitetit Europian, Shqiperise ku te rinjte do te duan te ndertojne te ardhmen e tyre, Shqiperise ku politika behet me respekt, Shqiperise ku cdo qytetar ka nje ndjesi perkatesie dhe ku qeveria punon per te dhe jo per vete. Me 25 Prill Shqiperia do te zgjedhe Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim per te ri-sjelle shpresen. Shqiperia fiton“, tha ajo.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − 1 =