Home / Bota / 11 shtetet ku koronavirusi nuk ka mbërritur ende

11 shtetet ku koronavirusi nuk ka mbërritur ende

Prej fillimit të pandemisë së Covid-19, shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në të gjithë botën i kanë inkurajuar qytetarët të praktikojnë distancimin fizik dhe të shmangin daljet, përveç rasteve kur janë të nevojshme.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 36,4 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus dhe numri i vdekjeve globale është të paktën 1,061,144. Ndërsa më shumë se 27,4 milionë pacientë janë shëruar.

Mirëpo, ka ende disa vende që çuditërisht nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus deri më tani (8.10.2020).

Vendet ku koronavirusi nuk ka mbërritur:

  1. Kiribati
  2. Koreja e Veriut
  3. Ishujt Marshall
  4. Micronesia
  5. Nauru
  6. Palau
  7. Samoa
  8. Tonga
  9. Turkmenistani
  10. Tuvalu
  11. Vanuatu

 

Check Also

Hetim në Departamentin e Drejtësisë nëse zyrtarë të tij u përpoqën të përmbysin rezultatet e zgjedhjeve

Inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë po ndërmerr një hetim për të përcaktuar nëse ndonjë ish- zyrtar ose zyrtar aktual i këtij departamentit “është përfshirë në përpjekje të papërshtatshme” për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Inspektori i Përgjithshëm, Michael Horowitz tha të hënën se hetimi do të shqyrtojë pretendimet në lidhje me sjelljen e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë, por nuk do të përfshijë zyrtarë të tjerë qeveritarë. Hetimi vjen pasi gazeta New York Times njoftoi se një ish-ndihmës prokuror i përgjithshëm, Jeffrey Clark, kishte diskutuar mbi një plan me Presidentin e atëhershëm Donald Trump për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë, ishte përpjekur të sfidonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe të sugjeronte në mënyrë të pasaktë se kishte pasur mashtrime zgjedhore në shkallë të gjerë. Njoftimi për hetimin vjen dy ditë pasi kreu i shumicës demokrate të Senatit, Chuck Schumer kërkoi që inspektori i përgjithshëm të niste një hetim “në këtë përpjekje për sfidë ndaj institucioneve”. Demokrati i Nju Jorkut tha se ishte “e papërgjegjshme që një drejtues i Departamentit të Drejtësisë të administratës Trump të komplotonte për të sabotuar vullnetin e popullit”. Zyrtarët e zgjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + nineteen =