Home / Letersi / 106 vjetori i lindjes së Sterio Spasses

106 vjetori i lindjes së Sterio Spasses

Sadik Bejko/

Sot është 106 vjetori i lindjes së Sterio Spases (1914-1989)

Sterjo Spasse🇦🇱📖✏️ është një nga autorët më në zë në letrat shqipe pas viteve 30, me kontribute të spikatura. Romani “Pse?”, i shkruar prej tij në vitin 1935, mbahet si romani i parë filozofik i shkruar në Shqipëri, duke u larguar nga tematika e zakonshme romanore e kohës për të shenjuar një tipologji të re të rrëfimit në historinë e romanit shqip, duke e shpënë llojin letrare drejt modernizmit .

Spasse mbeti një prozator emblematik, tipi i autorëve që me ndërtimet politike iu përshtatën kërkesave estetike të realizmit socialist, por pa humbur cilësinë dhe forcën e artit.
Në kujtimet e Kadaresë ai është shkrimtari tipik dekadent i viteve ’30, lloji i shkrimtarëve të brezit të humbur, në librat e të cilëve jepen personazhe pa rrugëdalje që vdesin a vetëvriten , përshkruhen gjendje me psikologji të rënduar e me frymë pesimiste..
Ky shkrimtar shqiptar dekadent ishte një kuriozitet ekzotik midis kolegëve të tij komunistë më Institutin e shkrimtsrëve Maksim Gorki, në Moskën e viteve ’60 .

Spasse mbahet mend si njeri shumë miqësor. Shtëpia e tij te Rruga e Kavajës, pas Kishës Katolike, ishte vendi ku gjeje shkrimtarë nga të gjitha moshat, drejtimet dhe brezat. Mikpritja, stili i thjeshtë pa distancë i Spasseve afronte dhe shkrimtarë si Mitrush Kuteli, Mustafa Greblleshi, Monda Bulkën e Petro Markon,, gjuhëtar si Mahir Domi… që vinin nga vitet ’30. Me nje kafe, raki a gotë verë Prespe gjeje aty Fatmir Gjatën, Llazar Siliqin, Nasho Jorgaqin, Dhimitër Xhuvanin, I. Kadarenë, Zia6din Kodrën, por dhe të tjerë të moshës së fëmijve të tij.

Me korpusin e romaneve të tij me temë nga histotia e Rilindjes shqiptare Sterio Spasse e përtëriu poetikën e prozës së tij, duke mbetur një prozator me kreativitet të spikatur.

(Foto ne ditën e inagurimit të bustit të Sterio Spases, 14 gusht 2014, me rastin e 100 vjetorit të lindjes, në fshatin e lindjes në Gollomboç, në breg të liqenit të Prespës)

Check Also

MOTIVI ATDHETAR NË POEZITË E LEFTER ÇIPËS

Idajet Jahaj/ (Duke rilexuar një nga librat e tij) Përmendim një strofë nga një vjershë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =