Home / Bota / 10 vendet më të lumtura në botë, ja cili shtet mban kreun

10 vendet më të lumtura në botë, ja cili shtet mban kreun

Finlanda është zgjedhur “vendi më i lumtur” në botë për të katërtin vit me radhë, në një raport vjetor të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara.

Sipas BBC, bazuar në Raportin Botëror të Lumturisë, Danimarka u rendit në vendin e dytë, pasuar nga Zvicra, Islanda dhe Holanda.

Zelanda e Re ishte përsëri shteti i vetëm jo-evropian i renditur në top 10-she. Në anën tjetër, Mbretëria e Bashkuar ra nga 13 në vendin e 17-të.

Të dhënat nga studiuesi i analizave Gallup, u bazuan në raportin e përgjigjeve të njerëzve në 149 vende, ku iu kërkua të vlerësonin lumturinë e tyre.

Vendi që konsiderohej si “më i palumturi” në botë ishte Afganistani, i ndjekur nga Lesoto, Botsvana, Ruanda dhe Zimbabve.

Bazuar në këtë raport, 10 vendet më të lumtura në botë janë si më poshtë:

Finlanda

Danimarka

Zvicra

Islanda

Holanda

Norvegjia

Suedia

Luksemburgu

Zelanda e Re

Austria

Check Also

Frika nga vala e katërt? Rritja e numrit të të infektuarve alarmon Italinë e Veriut

Të dhënat e raportuar në 24 orët e fundit në veriun e Italisë kanë rikthyer …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + sixteen =