Home / Bota / 10 mënyra për të lehtësuar ankthin që keni nga koronavirusi

10 mënyra për të lehtësuar ankthin që keni nga koronavirusi

“Jeta është një film me ngjarje njëra pas tjetrës,” tha Dr. Harriet Lerner, një psikologe dhe autore shumë e njohur amerikane.   Doktor Lerner ka shpenzuar shumë nga karriera e saj duke hulumtuar për efektet e ankthit dhe frikës tek individët. Ajo gjithashtu është përballur me ankthin në jetën e saj (e dokumentuar në librin e saj më të shitur “Vallja e frikës”).

Duke pasur parasysh situatën stresuese me të cilën po përballemi këto ditë Dr.Lener sjell disa këshilla si ta përballojmë me sukses. Sipas New York Times këto këshilla të thjeshta do t’ju ndihmojnë të relaksoheni në këto ditë kaq të tensionuara e plotë ankth.

1.Merrni informacionin e saktë.

Për shkak se bota është shumë e keqinformuar, Dr. Lerner sugjeron të shmangni burime të parregulluara të lajmeve në internet dhe të mbështeteni në ato që flasin me fakte e të dhëna. Nën stres, njerëzit nuk i rimendojnë filtrat përmes të cilave e shohin realitetin. Prandaj është përgjegjësia jonë t’i kushtojmë vëmendje burimeve tona të informacionit dhe të ndjekim udhëzimet e informacionet reale.

2.Mos lejoni që cdo gjë të vërtitet rreth koronavirusit.Vazhdoni jetën tuaj.

Kriza e tanishme nuk është problemi i vetëm me të cilin po merren shumica, na kujton Dr. Lerner. Nëse qeni juaj sapo ngordhi ,apo ju mungojnë burimet ekonomike dhe shërbimet e nevojshme sociale ose partneri juaj po largohet nga ju ,epo këto janë mjaftueshëm probleme sa për ta lënë pas situatën me pandeminë. Jini vigjilentë ndaj informacioneve, ruani veten por kini parasysh vazhdoni jetën.

3.Identifikoni burimin (et) e ankthit tuaj.

Sa më shumë ankth të kemi aq më shumë biem pre e errësirës. Kjo është normale, sipas Dr.Lerner, por nëse mund të identifikojmë problemin/burimin tonë që ka nxitur ankthin, ne mund të marrim një distancë prej tij, në vend që të shtyhemi në veprim ,duke u nxituar e duke mos vepruar sic duhet.

4.Mos u friksoni,mos fajësoni njeri.

Kur ankthi i mbijetesës është i lartë dhe ndihmat janë të pakta, është e lehtë të fajësohen të tjerët, duke harruar se ne jemi të gjithë në këtë luftë së bashku.Nëse ne nuk mund ta zhdukim plotësisht frikën tonë,ajo cka mund të bëjmë është të mos fajsojmë njeri. Nëse ne bëjmë një përpjekje të qëllimshme për të t’i lënë pas këto ndjenja mund të arrijmë të qetësohemi.

5.Mos kini frikë të kërkoni ndihmë.

Tani është koha të kthehemi drejt njëri-tjetrit. Ne jemi këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin, na kujton Dr. Lerner, kështu që shmangni të qenit vetëm kur nuk jeni i kualifikuar. Pyesni një person tjetër me mendje me të qartë, për të pyetur se çfarë mendon ose çfarë do të bënte për të dal nga kjo situatë. Ju mund të zgjidhni të mos ndiqni këshillat që kërkoni, por është thelbësore të keni këndvështrime të tjera.

6.Përgatituni për më të keqen.

Pasiviteti dhe mosveprimi do të bëjnë që frika të rritet. Kështu që, në vend që të heqim dorë dhe të themi: Unë nuk kam mundësi t’i mbaj duart e mia larg nga fytyra, Dr. Lerner sugjeron të besojmë në aftësinë tonë për të bërë ndryshime të nevojshme, të njohim vendin ku rrimë dhe të marrim masa paraprake tani. Nëse nuk keni bërë çmos për të marrë disa javë shtesë ushqim ose ilaçe, bëjeni atë sot. Nëse ndjeheni të ngrirë, pyesni një mik që të ju shtyjë të veproni dhe t’ju ndihmoni të merrni vendime të mençura .

7.Komunikoni

Distancimi shoqëror dhe mandatet për t’u strehuar në vend mund të na kërkojnë të qëndrojmë në shtëpitë tona, por kjo nuk do të thotë që duhet të izolohemi. Eshtë thelbësore të qëndrosh në komunikim me familjen, miqtë, fqinjët dhe burimet e tjera,dhe të gjesh mënyra për të mbajtur qetësinë. Përdorni telefonin, tekstin, emailin – të gjitha mjetet e mundshme për të qëndruar të lidhur me miqtë, fqinjët, fëmijët tuaj të rritur, këdo që ka rëndësi për ju. Sidomos ata që nxisin një ndjenjë qetësie dhe jo kaos tek ju.

8.Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor

Ky moment na bën thirrje që jo vetëm të kujdesemi për të tjerët, por edhe të jemi të butë me veten. Ankthi dhe frika, janë procese fiziologjike që mbështjellin trupin tonë dhe na bëjnë të ndihemi të mjeruar. Prandaj, kujdesuni sa më shumë për veten tuaj.

9.Mos e anashkaloni kujdesin për fizikun tuaj

Terapia, biseda, stërvitja, joga, meditimi dhe praktikat fetare dhe shpirtërore janë pikënisje e mirë, por psikologia sugjeron gjithashtu që të merren parasysh ndikimet shëruese të artit, këndimit, gazetarisë dhe të qenit i dobishëm për të tjerët.
Ne nuk mund ta heqim frikën me një shkop magjik ,por ne mund të mësojmë mënyra se si të qetësohemi dhe të gjejmë pak paqe në mendje.

10.Mos lejoni që frika dhe ankthi t’iu mposhtin

Në këto kohë stresuese, është e rëndësishme të përpiqemi të menaxhojmë vetë ankthin tonë dhe të bëjmë çmos të mos ia transmetojmë atë të tjerëve. Por më e rëndësishmja, thotë Dr. Lerner, ne nuk duhet të lejojmë që frika të na çojë në izolim ose të na ndalojë të veprojmë me qartësi, dhembshuri dhe guxim. Gjëra të tmerrshme ndodhin, por është akoma e mundur të ecësh përpara me dashuri dhe shpresë.

 

Përshtati në shqip nga TheNewYorkTimes: Marjana Ciku
©Shtypi.net

Check Also

Nuk është koha për kurorë, Miss Anglia rikthehet në punë si mjeke mes situatës së vështirë të Covid-19

Bhasha Mukherjee ka qenë një doktoreshë e re e specializuar në mjekësinë e frymëmarrjes përpara …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =