Home / Aktualitet / 1 milionë lek gjobë,organizonin dasma fshehurazi, 4 pronarë restorantesh në Fier e pësojnë keq

1 milionë lek gjobë,organizonin dasma fshehurazi, 4 pronarë restorantesh në Fier e pësojnë keq

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar katër restorante në të cilët ishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =