Home / Kryesore / ​Neymar lëshon deklaratën: Dëshira më e madhe të luaj sërish me Messin, bashkohemi vitin tjetër

​Neymar lëshon deklaratën: Dëshira më e madhe të luaj sërish me Messin, bashkohemi vitin tjetër

Neymar Jr foli hapur pas fitores së Paris Saint Germain në Old Trafford mbrëmjen e djeshme ndaj Manchester United.

Sulmuesi Brazilian, pas euforisë së golave që i dhanë fitoren francezëve, foli edhe për Messi-n.

Ai tha se e vetmja gjë që do është të luajë krah mikut të tij. “Dua të luaj sërish me të. Ajo që dua më shumë është t’i gëzohemi sërish të dy futbollit brenda në fushë,” tha ish-lojtari i Barcelonës.

Ky i fundit gjithashtu vendosi edhe datë: “Vitin tjetër duhet të luajmë sesbën bashkë”.

Ndërsa kur u pyet se në cilin rol do ta vendoste Messi-n tek PSG, ai me të qeshur u përgjigj: “Nuk ka rëndësi, po të jetë nevoja në vendin tim, unë rri në stol”.

Check Also

Itali, rikthehen shifrat e larta, vendi ndahet sërish në zona të kuqe dhe portokalli

Ditën e sotme në Itali janë regjistruar 477 humbje jete nga Covid. Sipas të dhënave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 1 =